Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar deklaratat dhe komunikimin prej diktatori të Edi Ramës.
Lubonja shprehet se një shtet policor nuk duhet më pas të marrë karriget dhe të thotë se po ulet për dialog, duke iu referuar veprimeve të Ramës paraditen e sotme para Kryeministrisë, 7 ditë pas një dhune barbare policore ndaj studentëve që i kërkojnë dorëheqjen.
Lubonja deklaron se Rama e ka të shkruar në ballë që do të bëhet si diktatori Enver Hoxha.
“Rama e ka të shkruar në ballë që do të bëhet si Enver Hoxha, do vetëm të dominojë dhe ti duhet të nënshtrohesh”, thekson Lubonja.
Ai shprehet më tej se ky “nuk është shtet, por një bandë kriminale në pushtet”.
Gazeta RD