PS rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Peleshit/ Berisha: Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub ku ka vetëm kaos!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se, këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub ku ka vetëm kaos! Berisha tha se, Niko Peleshi mbrojti me hipokrizi kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.

“Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos.

Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim.

Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.

Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin.

E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.

Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë!

Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë?

Nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart.

Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Diaspora dhe tre dimensionet e Brain Gain

Andi Mustafaj Anëtar i Departamentit Brain Gain Zgjedhjet parlamentare të fundit nxorën në pah hendekun …