Paloka ironizon Ramën: Ja “mreti” në rolin e Queen Baxh*llës! Gënjen dhe përdridhet

Deputeti i PD, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “mretin” në rolin e tij të preferuar, atë të “Queen Baxhellës”.

Nw njw postim nw Facebook, Paloka akuzon Ramën se gënjen me qetësi edhe pas publikimit të videos së takimit të tij me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

Postimi i Palokës

Ja “mreti” në rolin që i pëlqen më shumë dhe që e përdor më shpesh… “mreti” në rolin e Queen Baxhellës!

Gënjen dhe përdridhet pa u skuqur e pa u zverdhur fare!

Megjithëse i nxorrën videon e takimit të tij me Lavrov në Moskë vetëm para pak ditëve (kur e tha për herë të parë këtë gënjeshtër) prapë gënjen me qetësi !

Nuk jam orbanist – thotë – po Viktorin e kam mik. Pastaj i fut dhe ca lavde për Presidentin Trump…

Çfare mund t’i thuash “mretit” në këto raste përveçse Queen Baxhella!

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …