Shqipëria nën sektin Rama nuk prodhon thuajse asgjë!

Nga Bujar Leskaj

Të dhënat më të fundit të INSTAT për periudhën korrik–shtator 2025, tregojnë një realitet të vështirë: ekonomia shqiptare po humbet gjithnjë e më shumë aftësinë e saj prodhuese.

Në vetëm tre muaj, defiçiti tregtar ka arritur në 48 miliardë lekë ose 490 milionë euro, niveli më i lartë i tre viteve të fundit. Ndërkohë që eksportet kanë rënë ndjeshëm, importet vazhdojnë të rriten me ritëm të qëndrueshëm, duke thelluar varësinë e vendit nga tregjet e huaja.

I. Rënia e eksporteve: simptomë e një ekonomie pa prodhim

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, eksportet shqiptare janë ulur me rreth 9%. Kjo rënie ka ardhur nga (i) indiferenca vrastare e sektit në qeverisje për të ndihmuar kapacitetet prodhuese të vendit, nga (ii) tkurrja e industrisë fason për shkak të kostove të rritura të punës dhe energjisë, nga (iii) rënia e çmimeve ndërkombëtare të mineraleve dhe metaleve, që përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve tona dhe (iv)nga ungesa e investimeve të reja në përpunim e prodhim.

Një shkak tjetër i rëndësishëm është stagnimi i bujqësisë, për shkak të mungesës së mbështetjes me inpute dhe subvencione efektive, mungesës së fondeve të mbështetjes nga IPARD 2 dhe 3, pasi sekti Rama mendoi vetëm të abuzonte dhe vidhte edhe me fondet e BE-së, si dhe ;

Për shkak të politikave ekonomike jo në mbështetje parësore të prodhimit, struktura e ekonomisë sonë mbetet e brishtë dhe e përqendruar tek shërbimet dhe konsumi, jo tek prodhimi dhe eksporti.

II. Rritja e importeve: konsum pa prodhim vendas

Në të kundërt, importet në tremujorin korrik-shtator 2025 janë rritur me rreth 6%, kryesisht në mallra konsumi, ushqime, karburante dhe materiale ndërtimi. Kjo rritje tregon se kërkesa e brendshme po përmbushet gjithnjë e më pak nga prodhuesit vendas dhe gjithnjë e më shumë nga mallrat e huaja.

Rritja e konsumit nuk po përkthehet në rritje prodhimi, por në rritje varësie nga importet. Një tendencë kjo që rrezikon ekuilibrin e bilancit të pagesave dhe shton presionin mbi kursin e këmbimit.

III. Defiçiti tregtar, një hendek që po thellohet

Një defiçit tregtar prej 48 miliardë lekësh ose 490 milionë euro në vetëm tre muaj është këmbanë e fortë alarmi. Kjo do të thotë se Shqipëria po importon shumë më tepër se sa arrin të eksportojë, duke shpenzuar valutë të huaj, pa gjeneruar fitime nga shitjet jashtë vendit.

Në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, kjo gjendje sjell pasoja serioze, si (i) dobësim të sektorit prodhues dhe humbje të vendeve të punës, (ii) presion mbi rezervat valutore dhe stabilitetin e lekut, (iii) shtim të varësisë ekonomike nga remitancat dhe turizmi, të cilat janë dy burime të paqëndrueshme në kohë krize.

Në mungesë të një baze të fortë prodhuese, ekonomia shqiptare rrezikon të mbetet konsumator i mallrave të të tjerëve, pa krijuar vlerë të shtuar. Në periudhë afatmesme dhe afatgjatë kjo nënkupton më pak vende pune cilësore, pasi prodhimi është ai që gjeneron punësim të qëndrueshëm, të ardhura më të ulëta për shtetin, për shkak të mungesës së bazës eksportuese, si dhe rritje të pabarazive ekonomike, pasi fitimet mbeten të përqendruara në sektorët spekulativë. Këto janë frytet e indiferencës, grykësisë dhe papërgjegjshmërisë së sektit Rama në qeverisje.

About Redaksia

Check Also

Anija e fundosur dhe Rama me komardare, por që po mbytet!

Nga Petrit VASILI Anija e qeverisë së Ramës realisht është fundosur. Rama karrigen e kryeministrit …