Këlliçi: Marrja e Ballukut nën hetim konfirmon denoncimet publike të PD

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen nën hetim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Këlliçi ka reagua pas lajmit, duke e cilësuar këtë zhvillim si një konfirmim të denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike. Ai e ka quajtur Ballukun “figurën numër 2 të qeverisë” dhe “të dytën më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës”.

Reagimi

Belinda Balluku u mor sot si e pandehur prej Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me procedurën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Kjo akuzë vetëm sa i konfirmon denoncimet publike të Partisë Demokratike për figurën numër 2 të qeverisë në pushtet, gruan me më shumë pushtet pas Edi Ramës dhe njëkohësisht të dytën më të korruptuar në Shqipëri pas Edi Ramës!
Edi Rama është në kushtet kur ka një ish kryebashkiak të Tiranës në burg dhe tashmë zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë të pandehur nga SPAK!
Ai nuk ka më asnjë justifikim moral, politik apo ligjor për të mbajtur të uzurpuar zyrën e kryeministrit.
Prokuroria e Posaçme nëse do të rifitojë sadopak besueshmërinë në sytë e publikut, duhet të ketë guximin të shkojë tek kreu i atij që qartësisht po dëshmohet një grup i strukturuar kriminal, me në krye Edi Ramën.
Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të mendojë se hajdutët rrotull tij mund të vjedhin pa lejen, strukturimin dhe planin e kreut të organizatës.
Shqipëria meriton të çlirohet njëherë e mirë nga kjo klikë zhvatësish!

About Redaksia

Check Also

“Hapje dhe ripërtëritje e PD, duhet analizë”/ Berisha kritik me situatën në PD

Kryetari i PD, Berisha derklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD se hapja dhe …