Vdekja e Fatos Nanos ishte ngjarja më dinjitoze e të premtes së zezë të rilindjes!

Nga Bislim AHMETAJ
E premtja e djeshme për të majtën shqiptare mund të thuhet me plot gojën që ishte jo thjeshtë e zezë, po një mënxyrë e mbytur me ngjarje tronditëse dhe dramatike.
Në orën 10.00 u paraqit në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese, me pranga në duar kryetari i burgosur për korrupsion i bashkisë së kryeqytetit, dikur krenaria e rilindjes, tashmë turpi i saj.
Në orën 14.30 u njoftua nga familjarët e tij vdekja e liderit socialist, ish kryeministrit Fatos Nano, i cili prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë së copëtuar nga përdorimi i shfrenuar i alkolit ndër dekada.
Ndërsa rreth orës 15.15 minuta zëvendësja e Kryeministrit prej pesë vitesh, u paraqit në ambjentet e SPAK-ut, e thirrur nga prokurorët specialë për ti deklaruar asaj akuzat për korrupsion ulëritës.
Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese zhvillohej një nga varietetë më të shëmtuara të humorit vulgar të këtyre 35 viteve gjasme demokraci, ku avokatët e Kryeministrit dhe të Presidentit kukull mbronin para gjygjtareve të shantazhuar dhe të damkosur të kushtetueses shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë.
I cili prej nëntë muajsh gjëndet në paraburgim, i akuzuar për të brendshmet e shtrenjta të gruas së tij dhe jo për inserenatorët dhe 5D. E shoqja e cila edhe vet është e pandehur për afera korruptive, por prej disa muajsh marrëdhenja e tyre është krisur dhe mbuluar me mistere dhe thashetheme kondradiktore.
Veliaj ka ardhur vet për tu mbrojtur në Kushtetuese, kundër Kryeministrit dhe Presidentit të vendit, pasi nga përvoja e këtyre muajve, kur e lëshuan që të gjithë, e ka humbur besimin edhe tek avokatët e tij, të cilët s’dihet se kush i paguan dhe sa paguhen.
Gojët e liga thonë që edhe ata i ka bĺerë Edi Rama…
Bash kur grotesku në kushtetuese po arrinte kulmin, në ekranet e mediave informative u shfaq lajmi për vdekjen e Fatos Nanos, liderit liberal të socialistëve.
Kaq u desh që të derdheshin lumë mesazhet lavdëruese dhe hymnizuese për jetën dhe veprën e Fatos Nanos, nga të gjitha anët e politikës, nga gjithkush dhe kushdo.
Pak a shumë i natyrshëm ky rrebesh mesazhesh, jo vetëm si traditë, por edhe për shkak të karakterit kondravers dhe atipik të lidershipit të Fatos Nanos.
Rrebeshin e mesazheve ngushëlluese do ta ngadalësonte dhe ngrinte, paraqitja e Belinda Ballukut në SPAK, së bashku me motrën e saj, e cila vetëm një ditë më parë qënka paisur me liçencë avokatie dhe ditën e të premtës së zezë të kampit rozë, paska marrë përsipër të mbronte të motrën zëvendës Kryeminstre, për vjedhjet qindra milion dollarëshe për të cilat akuzohet.
Zgjedhja e motrës si avokate e zëvendës Kryeminstres shënon kulmin e mungesës së besimit që zonja Balluku ka tek avokatët dhe zyrat e avokatisë, ajo e panikosur nga shpërdorimi i degjeneruar i detyrës dhe korrupsioni i shfrenuar i përmasave tronditëse nuk i beson më askujt veç motrës e cila ka vetinguar prokurorin e çeshtjes së saj.
Ndërsa në të njëjtën kohë që Balluku gjëndej në SPAK, shefi i saj Edi Rama ishte duke dhënë një intervistë për një televizion francez, ku krekosej si gjel deti për DIELLËN e tij dixhitale dhe për shpejtësinë e firmosjes së grupkapitujve të fundit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Po këtë të premte sterrë të zezë për të majtën shqiptare, në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës merrej për katër orë në pyetje biznesmeni dhe politikani i dyshimtë dhe dallkauk Behxhet Pacolli për një korrupsion shokues që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Ballukun dhe Ramën pikërisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Ndër të gjitha gjëmat dhe bëmat e kësaj të premtje të zezë në kampin rozë, pa pikën e dyshimit ngjarja më dinjitoze do të mbetet vdekja e Fatos Nanos, liderit karìzmatik të së majtës shqiptare.
I cili pa asnjë ekuivok mbetet udhëheqësi më i mirë i asaj ndërmarrje kriminale themeluar nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, ndërmarrje që i ka sjellë fatkeqësi pa fund kombit shqiptar në këto 84 vite të egzistencës së saj.
Tiranë me 1 Nëntor 2025.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne e kërkojmë këtë komision pasi në dosjen e Uashingtonit emri i Edi Ramës lakohet 13 herë në 13 pika

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se, opozita kërkon ngritjen e një komisioni …