CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Zhupa – socialistëve: Nuk do ta lejojmë ëndrrën tuaj për parlament njëpartiak!

Kryetarja komisionit të Kulturës, Turizimit dhe Diasporës, Ina Zhupa mbajti qëndrimin në lidhje me rrëzimin antikushtetues, që ndodhi të enjten të dy komisioneve hetimore të opozitës.

Gjatë fjalës së saj në Komision, Zhupa tha se, Partia Demokratike do të vijojë në mbrojtje të kushtetutës dhe interesit publik, duke shtuar se do të shfrytëzojnë çdo hapësirë të mundshme në përballjen me të keqen.

“Mazhoranca ditë pas dite po e trajton kuvendin si njëpartiak, ku vendimarrjet nuk vijnë si rezultat i zbatimit të kushtetutës dhe rregullores por si rezultat i forcës së kartonit. Ju rrëzoni me votë të drejtat kushtetuese të opozitës, që nga komisionet hetimore sic ishin ai për zgjedhjet dhe Mcgonigal, të interpelancat me kryeministrit, seancat dëgjimore me ministrat, mocionet me debat.

Ndërkohë që predikoni rrugëtimin europian për Shqipërinë, silleni me standarte afrikane. Ju e keni ëndërr një parlament monopartiak si Enver Hoxha por ne nuk ja u lejojmë. Do qëndrojmë në mbrojtje të kushtetutës, të interesit publik, në komisione, në seanca dhe kudo në çdo hapësirë.

Për të shfrytëzuar çdo hapësirë pér tu përballur me të keqen. Ju nuk doni të flitet për skandalin e onkologjikut, për mungesën e ilaceve, për skandalin e fondeve IPARD dhe gjendjen e mjerueshme të fermerit”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Shteti ra përfundimisht, Rama dhe Begaj të largohen si dhunues të çertifikuar!

Ish-deputet i PL, Petrit Vasili ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e …