Berisha mban një minut heshtje për ish-zëvendëspresidentin e SHBA: Dick Cheney ishte mik i shqiptarëve që mbështeti pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ka marrë vesh lajmin për ndarjen nga jetë të ish-zëvendëspresidentit të SHBA, Dick Cheney ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje ne kujtim të tij.

Berisha: Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!

 

I përjetshëm kujtimi i tij.

Zëvendëspresidenti Dick Cheney ishte një mik i shquar i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mbështeti presidentin Bush në vendimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me dhuratat e çmuara, të garantoj se nuk kam bërë kurrë dhuratë të çmuar kujt.

Vetëm ka çmime.

U tregoj një episod.

Në vitin 1992, unë jam pritur në Buckingham Palace.

Unë mora si dhuratë për mbretëreshën Elizabeth një shpatë me punime artizanale nga pazari i Krujës.

Ajo kushtonte gjithsej në atë kohë 90 dollarë.

E mora shpatën vetë dhe ia dërgova mbretëreshës.

Një deputet laburist, komunist ekstremist, ngriti një komision hetimor parlamentar duke mashtruar se unë mora një shpatë me gurë të çmuar në muzeun kombëtar, kur ato ishin qelqe jeshile.

Jo, unë nuk kam bërë dhurata të çmuara, kam pasur ato kufizimet ligjore. Aq sa lejojnë, aq kam bërë.

Ai ishte një zëvendëspresident i nderuar që mbështeti pavarësinë e Kosovës.

About Redaksia

Check Also

“Palloshi i gjatë”/ Biseda me sharje dhe fyrje për Edi Ramën në dosjen Balluku…

Disa komunikime që shkojnë përtej formatit zyrtar, janë shkëmbyr mes ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, …