Rama shpall 25 majin festë kombëtare, luhet një ndeshje futbolli

Qeveria ka vendosur që datën 25 Maj, ditën që do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Fejnordit ta shpallë pushim për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe punojnë në Tiranë për të menaxhuar sa më mirë këtë event. Gjithashtu, 25 maji do të jetë ditë pa makina.

“Data 25 do të jetë një ditë pa makina në Tiranë. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në 18:00. Kushdo që do t’i bashkohet festës në Tiranë mund të vijë pas orës 6 të pasdites.

I gjithë fluksi, i paparë ndonjë herë të menaxhohet sa më mirë, për ta kthyer këtë event në një festë të madhe” tha ai.

About Redaksia2

Check Also

Ish-zv.ministri i Arsimit të Ramës denoncon/ 17 milionë euro shkuan në xhepat e Mogherinit

Në kryeqytet, në zonën e njohur si “Qytet Studenti”, ku ndër vite strehohet numri më …

Leave a Reply