Berisha në Berat: Lëvizja jonë është revolucion! Çfarë nuk u bë që të na pengojnë

Lideri historik i PD, Sali Berisha vijon në Berat turin e takimeve me demokratë dhe qytetarët. Përpara qindra mbështetësve, Berisha u shpreh se lëvizja e demokratëve është revolucion i cili nuk do të ndalet deri në realizimin e misionit. Ky regji, tha Berisha, nuk meriton të qeverisë as 5 ditë.

“Opozita me pasivitetin, por edhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë. Kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, nga të gjitha zonat, njerëz të idealeve, për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim që na ka shoqëruar ne në kohëra për shkak të historisë së vështirë.

Ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja. Po përsëri ju qëndruat, përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj, përsëri ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime, antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje sot misionarët ë vërtetë, ju jeni burra dhe gra, djem, e vajza idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para.

Dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori e gjer sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo intrigë, çdo shantazh. Vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend. Nuk u penguam ne, nuk u tërhoqëm ne, është revolucion lëvizja jonë dhe unë ju garantoj se kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj të madh kurrë nuk do të ndalet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply