Berisha: Këta vjedhin edhe fondet e BE-së! Jo vetëm Krifca, por edhe Lubia është e implikuar

Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka komentuar Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një “aktakuzë zyrtare të Brukselit ndaj qeverisë Rama”.
Berisha tha se raporti konfirmon akuzat e opozitës për korrupsion masiv, kapje të shtetit dhe dështim total të institucioneve, duke theksuar se Edi Rama dhe ministrat e tij po vjedhin jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe fondet e Bashkimit Europian.
“Korrupsioni është endemik dhe i pandëshkuar. Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet sfidë.
Korrupsioni i përditshëm vazhdon të prekë qytetarët. Të vuajnë. Shumë e vërtetë.
Institucionet e tjera jashtë SPAK-ut nuk japin rezultate të mjaftueshme.
Në fakt edhe SPAK nuk jep rezultate, është i polizituar, por ne jemi në dialog të vazhdueshëm me institucionet evropiane për të faktuar këtë qëndrim tonin.
Krimi i organizuar nuk është goditur. Me gjithë ekzistencën e SPAK, raporti konstaton se grupet kriminale mbeten ekonomisht të fuqishme sepse Dumani ka asgjësuar ligjin antimafia. Sepse Edi Rama nuk lejo zbatimin e tij. Sepse Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në arenën kryesore të investimeve kriminale të miliardave të karteleve.
Hetimet financiare janë të pamjaftueshme.
Të drejtat e njeriut janë në krizë.
Komisioni raporton se 70 përqind e fëmijëve janë në rrezik varfërie.
Dhunë e lartë ndaj grave sepse kryeministri është mizogeni më i madh në pushtet në të gjithë Europën. I njohur për aktet e tij mizogenike. I njohur botërisht. Ndaj dhe nuk mbahet qëndrim.
Kemi dalë edhe jashtë çdo lloj tradite. Vrasje grash. Në vend se kjo të barazohet me dënim përjetë, shkojnë në gjykata dhe gjejnë lehtësime.
Shërbime të pamjaftueshme për fëmijët dhe viktimat. Një qeverisje e pandjeshme.
Diskriminim i vazhdueshëm i minoriteteve. Qëndrime histerike, sa herë nuk i përshtatet për politikë Edi Ramës, ka për borxh t’i fryjë demonëve të vjetër. Kujtoni ju se çfarë bëri me Belerin. Kujtoni se si e vrau në shpatet e malit atë minoritarin. I tregoi snajperin, kur ai nuk ishte kurrë për t’u vrarë.
Media është në presion politik dhe ekonomik.
Ndërhyrje ekonomike, presione dhe padi ndaj gazetarëve.
Mungesë transparence në pronësi në media.
Mjedisi dhe klima janë të degraduara. Zbatim shumë i ulët i standardeve të BE. Nuk ka standarde këtu. Shqipëria është shndërruar në koshin më të madh të plehrave në Europë.
Menaxhim i dobët i mbetjeve dhe ujërave të zeza. Nuk ka menaxhim, derdhen të gjitha në det, asnjë plazh nuk ka blu në Shqipëri.
Vendimmarrje që dëmton zonat. Vendimmarrjet i marrin bosët e drogës. I vënë syrin dhe e marrin vetë, le të jetë e mbrojtur ose jo. Shkoni pak te pika e vogël e ministres në Gjirin e Manastirit si është bërë atje beton krejt.
Prokurimet publike dhe PPP-të janë burim kryesor i abuzimeve.
Raporti nënvizon si më poshtë: rreziqe të larta për mungesë transparence. Marrëveshje me shtete të treta jashtë standardeve të BE-së.
Hajdeni të gjejmë marrëveshjet ne dhe t’i marrim me radhë. Ky ka firmosur marrëveshje të fshehta. Porti i Durrësit dhe të tjera.
Progres i kufizuar në përputhje me rregullat e BE.
Kontrolli i financave publike është i cenueshëm. Zbatim i pamjaftueshëm i rekomandimeve të auditimit.
Po këta vjedhin fondet e BE-së. Dhe jo vetëm kjo Krifca, edhe Lubia është e përlyer me fondet e kursimit të energjisë.
Të tëra janë abuzim dhe vjedhje.
Dobësi në sistemin antimashtrim.
Imagjinoni ju. Amant Josifi, nga territori i Shqipërisë mashtron qindra mijëra investitorë perëndimorë, dhe kreu i Skapit thotë nuk e hetojmë ne se është i lidhur me Edi Ramën dhe për asnjë arsye tjetër.
Mospërputhje me direktivat e BE për mbrojtjen e fondeve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …