Kryetari i PD, Saliu Berisha para se të dilte në foltore vuri në postin e lënë bosh nga kryeministri Edi Rama foton e takimit në Ankara me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Fotoja u hoq nga ministri Toni Gogu.
Gara për hapjen e tunelit u bë pikërisht pasi drejtuesit më të lartë të qeverisë zhvilluan një takim me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të LLogarasë. Siç e shihni edhe nga fotot në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj.
Takimi është zhvillua në datën 3 qershor në Ankara, ndërsa 21 ditë më pas, është bërë dhe rishpallja e tenderit me vlerë të fondit limit prej 190 milionë eurosh.

Gazeta RD