Berisha: Mesazhet e Ballukut tregojnë një njeri në terror! Shiheni me çfarë përçmimi flet për Edi Ramën…

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat reagoi edhe pë mesazhet e Ballukut, duke i cilësuar ato si shfaqje të një njeriu në terror.
Berisha theksoi se mesazhet tregojnë përçmimin ndaj Ramës, duke theksuar se Balluku vepron e detyruar për shkak të urdhrave të numrit një të qeverisë.
“Absolutisht nuk është fare kundër.
Unë respektoj orientimin seksual të çdo njeriu.
Kjo nuk ka të bëjë fare.
Po kjo nuk do të thotë se unë të shpërbëj vlerat hyjnore të familjes.
Dhe këtu nuk është vetëm kombi amerikan që votoi kundër, por janë edhe 21 vende anëtare të BE që nuk ekziston ky ligj.
Është gjykata franceze, e imagjinoni, vendi i deklaratës së të drejtave të njeriut, dhe gjykata franceze e hodhi poshtë në vitin 2016 kërkesën për gjininë neutrale.
Çfarë do të thotë gjini neutrale?
Edi Rama i bën këto vetëm e vetëm për të mobilizuar lobim dhe mbështetje për krimin monstruoz të drogës që realizon dhe narkoshtetin që ndërton.
Edi Rama i bën këto për të mbuluar skandalet e mëdha, gjigante me vjedhjen e fondeve publike.
Ju i lexoni ato skandale të Lubi Ballukut.
Çfarë tregojnë ato mesazhe?
Ato mesazhe tregojnë një njeri në terror, tregon terrorin shpirtëror që ka ndaj atij të cilit i vë cilësorët e merituar.
Unë nuk i justifikoj veprimet e saj me këtë, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo në detyrë për të përmbushur atë porosi.
Nuk e shet njeriu veten në atë mënyrë siç bën kjo.
Por e bën për shkak se janë porosi eprore të Edi Ramës.
Atje në tender janë 50 milionë, por janë 90 milionë në total.
Por ne do jemi te kryeministria për këtë.
Por e shoh se të gjithë i vërsuleni Lubisë.
Lexojeni mirë ato mesazhe, ju e shihni se me çfarë përçmimi flet ajo për Edi Ramën, por është e detyruar.
Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë.
Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …