74 familje nga Durrësi protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

74 familje nga Durrësi kanë protestuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, kundër vendimit të autoriteteve, projektit TID për shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit të qytetit.

Banorët shprehen se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’i hapur vendin një lulishteje publike, pa u pyetur dhe pa u marrë dakordësia e tyre.

Prej ditësh, 74 familjet që preken nga zbatimi i projektit TID kanë nisur të kërkojnë mbështetjen e familjeve durrsake për nënshkrimin e peticionit kundër shpronësimeve të padrejta.

Sipas protestuesve, procesi i shpronësimit po bëhet me çmime reference, që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave dhe nuk u japin mundësi të blejnë një banesë të re.

Ata thonë se kanë marrë vetëm tre muaj afat për të plotësuar dokumentet e shpronësimit, ndërsa ndihen të pambrojtur dhe të injoruar nga institucionet.

“Po na heqin nga shtëpitë tona për një lulishte, pa asnjë alternativë strehimi,” u shprehën banorët në protestë, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rishikimin e vendimit dhe respektimin e të drejtës së tyre të pronës.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në anulimin e projektit në formën aktuale.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …