“Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona:, thuhet në njoftimin e shpërndarë medias nga zyra e Bardhit.
Njoftim për Shtyp i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi
Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm.
Gazeta RD