Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas!

Një vlerësim i veçantë dhe simbolik për liderin e opozitës Prof.Dr Sali Berisha, i cili u nderua me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas, nga Kryebashkiaku Daniel Aleman Jr., së bashku me anëtarin e Këshillit Bashkiak, Andrew Hubachek.
Kryebashkiaku Aleman e cilësoi këtë çelës si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i akordojë një individi, duke theksuar se ai simbolizon besimin, respektin e ndërsjellë dhe dyert e hapura mes komunitetit të Mesquite dhe popullit shqiptar.
Ky vlerësim iu dha Sali Berishës në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij të shquar dhe angazhimin në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Një moment që përcjell një mesazh të qartë se miqësia shqiptaro-amerikane është një marrëdhënie që ndërtohet mbi besim, respekt dhe vlera të përbashkëta.

Mund të jetë një imazh i teksti

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About Redaksia

Check Also

Banorët e Prrenjasit përplasen me deputetët socialistë, braktisin dëgjesën për Reformën Territoriale

Dëgjesa publike e zhvilluar në Rrajcë të bashkisë Prrenjas për Reformën e Re Territoriale është …