Spahia: Shkodra kampione e kultivimit të kanabisit në vend, rekordi më i trishtë…

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar për rritjen kultivimit të kanabisit në Shkodër. Spahia shkruan në një postim në Facebook se, Shkodra është kampione e kultivimit të kanabisit në vend me 186,460 rrënjë, ose 87% të totalit të kultivimit në mbarë vendin duke theksuar se, është rekordi më i trishtë bashkë me atë të papunësisë, emigracionit dhe largimit drejt një jete më të mirë.

Reagimi

Shkodra kampione e kultivimit të kanabisit në vend me 186,460 rrënjë, ose 87% të totalit të kultivimit në mbarë vendin.

Është rekordi më i trishtë bashkë me atë të papunësisë, emigracionit dhe largimit drejt një jete më të mirë.

Shkodra nuk duhet dhe nuk mund të vazhdojë të mbesë nën sundimin e krimit që tolerohet për vota.

Shkodra meriton dinjitet dhe sundim të ligjit dhe njerëzve punëtorë e të ndershëm e jo njollën e krimit.

Mund të jetë një imazh i biçikletë dhe teksti që thotë "QARKU TOTALI BИME & FIDANE Shkodër 186, 186,460 bimë & fidanë Fier 9,305 bimë & fidanë Lezhë 8,123 bimë & fidanë Tiranë 3,088 bimë & fidanë Durrës 1,931 bimë & fidanë Dibër 1,800 bimë & fidanë Vlorë 1,279 bimë & fidanë Gjirokastër 736 bimë & fidanë Kukës 642 bimë & fidanë Elbasan 297 bimë & fidanë Berat 191 bimë & fidanë Korçë 4 bimë & fidanë"

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …