Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare!

Deputeti i PD, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit.

Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet. Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.

“Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.

Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”, tha Kaso.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Referendumi kishte vlerë të jashtëzakonshme, i tha Edi Ramës se fundi yt është i shpejtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, tha se, …