Noka: Protesta do të ketë në fokus skandalin e Ballukut me tunelin e Llogarasë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD të hënën para Kryeministrisë.

Në një intervistë për News24, Noka tha se, protesta do të ketë në fokus skandalin e fundit të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë, ku sipas tij, kjo e fundit ka vepruar me urdhër të Ramës prandaj edhe kryeministri nuk e shkarkon dot.

Gjitashtu Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo javë.

Noka: Pse Rama nuk guxon ta lëshojë Ballukun? Sepse s’ka bërë asgjë pa urdhrin e Ramës. Prandaj themi për dyshen Rama-Balluku. Ne çelim ditën e hënë siparin e protestave, identik siç kemi bërë te Lali vjedhësi, para Kryeministrisë. S’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e opozitës nga kreu i narkosit. Balluku është thjesht një ushtare e narkosit dhe ka zbatuar çdo urdhër të Ramës.

Fillojmë ditën e hënë. Ne vendosëm të insalohemi aty. Skandali i tunelit është i frikshëm. Në projekt ishin urat. I ka parë kush? Greku supervizor flet për punime me cilësi të dobët, atje ka rrezik për jetën. Do jetë i gjithë grupi parlamentar, çdo javë para Kryeministrisë. Narkosi po tenton të sfumojë jetën parlamentare në vend.

Nga 10 seanca vetëm një është zhvilluar, kur raportuan organet e drejtësisë. Do spostohet Parlamenti poshtë kreut të narkos dhe Belindës. Termi bojkot nuk do të ekzistojë. Mund të thërrisnim edhe një protestë kombëtare, por zgjodhëm këtë strategji.

About Redaksia

Check Also

SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon!

Deputeti Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Luftar Hysën, bashkë …