Berisha: Sot shqiptarët thirren në një mision historik për të përmbysur diktaturën!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke deklaruar se shqiptarët sot përballen me një “mision historik”: përmbysjen e një regjimi që, sipas tij, mbështetet te shtypja e pluralizmit, krimi dhe vjedhja e qytetarëve.

Ai theksoi se vetëm protestat masive, të qëndrueshme dhe të udhëhequra nga idealistë të gatshëm për sakrificë mund ta arkivojnë këtë qeveri, ashtu siç studentët e vitit ’90 rrëzuan diktaturën komuniste.

“Të falënderoj shumë për pyetjen, jam dakord me ju, protestat e zakonshme nuk zgjidhin problemin. Protestat e qëndrueshme dhe masive janë e vetmja rrugë, të cilat do të arkivojnë këtë qeveri.

Por ato i ndërmarrin idealistë që vendosin të sakrifikojnë, që janë të bindur se nuk ka një rrugë të dytë, që janë të bindur se janë të thirrur në një mision historik, siç ishin të thirrur studentët në vitin ’90, për të përmbysur diktaturën komuniste, sot shqiptarët janë të thirrur në një mision historik për të përmbysur diktaturën që bazohet në shtypjen e pluralizimit, drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …