Nga Petrit VASILI
Që ndonjë të mendojë se kjo Komisionerja Kos nuk e di se Shqipëria është narkoshtet është e pamundur.
Është e pamundur sepse vulën ja kanë vënë faktet e tmerrshme ku Sinaloa është një lajm i vetëm pak ditë më parë, ndërsa ish zv/kryeministri Ahmetaj e ka pohuar publikisht.
Është e pamundur se nga New York Times, Washington Post, Le Figaro, El Pais, ZDF, Rai, Tv France intetnational, Arte Tv, Ard Tv ,ORF Tv, Daily Telegraf BILD, Franfurter Alemaigne Zaitung, Der Standart dhjetra e dhjetra media ndërkombëtare çdo ditë kanë lajme të tmerrshme nga Shqipëria si narkoshtet.
Përfshirjen e Ramës në aferën McGonigal e di gjithë bota dhe sigurisht e di dhe Marta Kos.
Që është vendi më i korruptuar i Europës dhe i dyti në botë këtë e shkruajnë vetë organizatat e huaja.
Qe edhe SPAK-u i kapur ka marrë nën hetim dy zv/kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie edhe këto i di Kos-i dhe gjithë bota.
Që zgjedhjet në Shqipëri janë talebaneske dhe vidhen e grabiten nga Rama dhe qeveria, Kos-i e di mirë se është shkruar edhe në Raport-Progresin më të fundit.
Që Shqipëria është shembulli më i turpshëm i indeksit të zbatimit të ligjit në Ballkan dhe Evropë edhe këtë e di Marta Kos.
Por duket qartë që havjari ja ka zënë sytë Kos-it dhe i është shndërruar në frymëzim njëlloj ashtu si edhe Romana Vlahutinit dikur.
Këto vlerësime të Marta Kos janë vërtet një hall i madh për Evropën në radhë të parë, e cila me të tillë drejtues që përkëdhelin autokratë të degraduar si Rama po dobësohet çdo ditë e më shumë, po humb autoritet çdo ditë dhe po stimulon frymën anti BE në mjaft vende.
Deklarata të tilla si kjo e Kos- it janë një turp i vërtetë për BE dhe një skandal politik shumë i rëndë sepse rezolutat bombë të parlamentit evropian të miratuar me shumica dërrmuese flasin shumë qartë ashtu si edhe Raport- Progresi.
Boll më me havjarin e tipit Kos, që frymezon narkoshtetin!
Gazeta RD