Zyrtari i lartë amerikan takim me deputetët e opozitës në Tiranë

Deputetët e opozitës kanë zhvilluar muajin e kaluar një takim me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mark Fleming, si edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn.

Takimi u realizua gjatë vizitës së Fleming në Shqipëri, ku ai u fokusua në diskutime me përfaqësues nga i gjithë spektri politik. Në njoftimin e saj në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane theksoi se pas përfundimit të mbylljes së qeverisë amerikane për shkak të fondeve buxhetore, puna e saj po vijon normalisht dhe se bashkëpunimi me palën shqiptare mbetet prioritet.

Në takimin me opozitën, drejtori Fleming u përqendrua te forcimi i partneritetit SHBA–Shqipëri, rritja e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe përforcimi i përpjekjeve të përbashkëta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

Nisma greke, shembull që duhet ta zbatojmë edhe ne!

Nga Bujar Leskaj Nisma greke për uljen nga data 31 gusht 2026, të çmimeve të …