Protesta e opozitës, Rama rrethon Kryeministrinë me policë

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, forcat e rendit rrethojnë kryeministrinë.

Në orën 18:00, PD dhe aleatët do të zhvillojnë protestën e parë, që do çelë një sezon protestash, tashmë para kryeministrisë.

Berisha dhe deputetët e PD-së kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku pas skandalit me tenderin e Tunelit të Llogarasë, prej së cilës Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

PD do të kërkojë me këto protesta dorëheqjen e Ballukut, ashtu si me Veliajn vitin e shkuar para bashkisë së Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Nisma greke, shembull që duhet ta zbatojmë edhe ne!

Nga Bujar Leskaj Nisma greke për uljen nga data 31 gusht 2026, të çmimeve të …