Situata e rëndë me krimin e organizuar, PS pranon mocionin me debat në Kuvend!

PD dhe PD janë dakordësuar për mocionin me debat për situatën me krimin e organizuar në vend, gjatë seancës së nesërme në Kuvend, pas kërkesës së opozitës në Konferencën e Kryetarëve.

Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhej për një sesion tjetër parlamentar, ndërsa si përfundim u vendos që të zhvillohet gjatë seancës së nesërme, si pikë e fundit në rendin e ditës, gjë që është kundërshtuar nga PD.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.

Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, u shpreh kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …