Lideri historik i PD, Sali Berisha reagoi nga Korça lidhur me operacioni e SPAK këtë të enjte. Berisha tha se, nga 8 bosë të krimit të shpallur në kërkim, vetëm njëri është në arrest, ndërsa të tjerët morën lajmin, “ikni sa më shpejt”.
“Arrestime në erë. Dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin; ikni sa më shpejt. Gjatë takimit me demokratët e Korçës, Berisha akuzoi Ramën se zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.
Rama në mandatin e parë zëvëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Me shtetin e drogës. Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave dhe kriminelëve. Unë e kam denoncuar, kjo është e faktuar. Aeroportet e vendit përdoreshin për narko-flotën.
Kokaina sot, ngarkesat njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të zakonshme. Garbiani i Portit të Durrësit, është famozi i Xibrakës, Nallbati i Xibrakës. Zëvëndësoi shtetin ligjor, me narkoshtetin. Në mandatin e dytë kompromentoi drejtimin e opozitës. E lidhin afera, e shndërroi atë në fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin dhe identitetin e tij. sh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e zhvilluar për urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për goditjen e bandave kriminale në vend”, u shpreh Berisha përpara demokratëve dhe simpatizantëve”, tha Berisha.