Berisha: Demokratët u kërcënuan që mos t’i bashkoheshin “Foltores”, ne u ringritëm!

Gjatë takimit entuziast në qytetin e Korçës, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se demokratët janë shantazhuar e kërcënuar prej mujash që të mos i bashkoheshin Foltores.

Berisha u shpreh se demokratët janë kërcënuar se do të hiqen nga puna nëse do t’i bashkoheshin lëvizjes së tij, apo se do u hiqeshin vizat amerikane, por u ngritën absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë.

Berisha: Në të gjithë këtë situatë, mund të themi se zhvillim historik, ishte vepra juaj, vepra e demokratëve shqiptarë që ngritën në një afat kohor rekord opozitën e vërtetë shqiptare. U ngritët si misionarë të vërtetë. Këto 10 muaj, kanë qenë muaj presionesh të mëdhash mbi ju.

Kanë qenë muaj shantazhesh, kërcënimesh. Njëri ju kërcënonte se do ju heq nga puna po u bashkuat me lëvizjen. Tjetri ju kërcënonte se do ju pushonte gruan apo prindërit nga puna. Tjetri ju kërcënonte se viza amerikane nuk do i shihni me sy. Ne u ngritëm absolutisht si njerëz të apasionuar pas lirisë. Ne u ngritëm sepse e konsiderojmë pluralizëm jetik për veten tonë, për fëmijët tonë dhe të afërmit tonë. Ne u ngritëm pavarësisht nga privacionet që mund të pësonim.

About Redaksia

Check Also

Si u anullua arrestimi i Benet Becit në SPAK

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi nga selia blu se prokuorët e SPAK …

Leave a Reply