Berisha: Në kasafortat sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet e bandave

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se, në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve ndërsa shtoi se aeroportet e vendit janë përdorur nga narko-flota e qeverisë.

Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar vendin ndërsa shtoi se sot janë një opozitë e vërtetë, dhe jo fasadë si ajo e Lulzim Bashës.

“Në kasafortat më sekrete të Ministrisë së Brendshme janë vjedhur dosjet më sekrete të bandave dhe kriminelëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj ka nisur të flasë/ Tre mesazhe nga ditari i një të “penduari” për Ramën

Me vonesë Veliaj e ka kuptuar se autori i të gjithë skemës së burgosjes së …

Leave a Reply