Ramën nuk e ndihmojnë dot as të gjithë librat e Robert H. Xhekson!

Nga Petrit VASILI

Rama, në një kuturisje të dëshpëruar, në kontekst të rrënimit të çdo morali dhe dhunimit të çdo ligji, qëmton fraza dhe zbuloi një të juristit amerikan Robert H. Xhekson.

Rama, për vete dhe për qëllimet e tij, nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rama Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta me ‘kërpëratat’, sepse as e di se nga bie shteti i së drejtës.

Rama është shumë krenar që e ka bërë ai, e ka votuar ai dhe e garanton ai këtë drejtësi të tij të ‘ramaformës’.

Rama nuk na e ka lexuar Robert Xheksonin për Ahmetajn, ministrat, apo për deputetët dhe kryetarët e bashkive që janë arrestuar.

Pse u lodh kaq fort të gjejë një frazë të Xheksonit?

Apo e ka për parime, apo që të lajë duart si Ponc Pilati me Belën?

Jo, jo, as njëra, as tjetra.

Thjesht ka hallin e vet, tani që kushdo e kupton që radha e Ramës ka ardhur dhe këtë ai nuk e shmang dot më, edhe sikur të shesë gjithë qeverinë deri te ministri më i fundit, siç bëri me Ahmetajn, Belën etj., etj.

Çfarë do t’i thoshte Robert Xhekson Ramës për gjithë këto?

Por as të gjithë librat e Xheksonit nuk ia zgjidhin dot, sepse ato libra mbrojnë ligjin dhe jo dhunuesit e ligjit si Rama.

About Redaksia

Check Also

B*thëlëpirsi

Nga Ylli DYLGJERI Pasioni më i madh i këtij shekulli është bythëlëpirja. Kini parasysh se …