“RD”
Ramën nuk e takojnë jo vetëm amerikanët, por edhe Gjermanët. Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul nuk u takua në Tiranë me Ramën, por me prokurorët që po hetojnë aferat e zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul kaloi pa shumë zhurmë në media. Regjimi u kujdes që vizita e tij të mos kishte shumë jehonë. Po përse një censurë e tillë ndaj mesazheve të një vendi si Gjermania që është lokomotiva e Bashkimit Europian dhe se pa një “Ok” të Berlinit as mund të bëhet fjalë për një anëtarësim në BE?
Arsyeja është shumë e thjeshtë. Mesazhet e vizitës së Wadephul janë të ngjashme me ato të zyrtarëve të lartë amerikanë që po vizitojnë Shqipërinë kohët e fundt. Shikohet një izolim i plotë i regjimit dhe Ramës nga SHBA-Gjermani.
Deklaratat e tyre janë të ngjashme për vizitat në Shqipëri. Në asnjë rresht të njoftimit zyrtar të Ambasadës gjermane në Tiranë mbi vizitën e Wadephul në Tiranë nuk përmendet fjala “qeveri”.
“Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Pra, nuk përmendet qeveria, por shqiptarët, mesazh i ngjashëm me qëndrimin e Uashingtonit pas farsës së 11 majit, ku në asnjë rresht nuk përmendej qeveria, por shqiptarët.
Regjimi i mbështetur nga Kosi i BE thotë se anëtarësimi në BE do të bëhet edhe pa reforma, por Gjermania ka thënë në Tiranë një “jo” të prerë.
“Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha:, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës. Dhe sërish në rreshta thuhet Shqipëria, jo qeveria.
Në një rast të rrallë ministri i Jashtëm gjerman është takuar me prokurorë të SPAK vetëm pak ditë para se ky institucion të merrte të pëndehur Belinda Ballukun. Mesazhi është i qartë, mbështetje për prokurorët që luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta.
Njoftimi i Ambasadës gjermane
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Ëadephul vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme Spiropali dhe kreun e SPAK-ut, Dumani.
Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë, dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme, kohët e fundit ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.
Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura.
Gazeta RD