Përmbytjet/ Berisha: Narkoqeveria është në gjumë! PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar gjatë një konference shtypi për situatën e përmbytjeve në vend.

Berisha tha se, narkoqeveria është në gjumë! Partia Demokratike do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave.

“Narkoqeveria është në gjumë.

Ramaduro udhëton për hesape të veta personale.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj kësaj situate.

PD dhe grupi i saj parlamentar do të ndërmarrin të gjitha nismat për një mbështetje urgjente, për zhdëmtim të plotë të gjithë pasojave të moteve, të cilat në rast se do ishte mirëmbajtur infrastruktura e kanaleve, ato nuk do ndodhnin.

Cilido që kërkon të bëjë diferencën, të kuptojë më mirë se çfarë u zhvillua, i sugjeroj të lexoj një status të profesor Artan Fugës, duke u kthyer nga Gjakova.

Profesori i nderuar, në statusin e tij, përshkruan një vend krejt tjetër, një vend në të cilin pavarësisht nga shirat, tokat nuk ishin përmbytur.

Një vend në të cilin kudo dukeshin makineritë e punimit bujqësor.

Një vend në të cilin nafta ishte me një çmim krejt tjetër nga Shqipëria.

Në të cilin kanalet funksiononin.

Pra Kosova një shtet me histori prej dy dekadash, kurse Shqipëria shkon në 113-vjetorin e pavarësisë së saj, e rrënuar nga narkoshteti në mënyrë katastrofale.

Të gjitha këto janë shprehje e një rrënimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …