Ky është biznesmeni që u ekzekutua me 2 plumba në kokë mbrëmë në Elbasan

Personi që shihni në foto është Edmond Hyka, i njohur si Mondi Mehalla, 43 vjeç, biznesmeni që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:35 të datës 30 nëntor, në lagjen “Emin Matraxhiu”. Hyka u gjet i vrarë brenda në automjetin e tij të parkuar, një “Range Rover”, pas një atentati me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ai sapo kishte dalë nga zyra e tij, në të njëjtin objekt ku ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës. Pasi hyri në makinë, autorët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e goditur me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë. Plaget e rënda i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi drejt aksit Elbasan–Librazhd.

Sipas të dhënave zyrtare, Edmond Hyka kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu, mësohet se gjatë javës së kaluar ai ishte përfshirë në një konflikt me disa persona, një pistë që grupi hetimor po e shqyrton si të mundshme për zbardhjen e motivit të atentatit.

About Redaksia

Check Also

“Ndërhy kundër ligjit-Rama për Gjinitë”/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet Presidentit Trump

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër Presidentit Trump, duke i …