Trafiku i drogës, Gjykata shpall të pafajshëm nipin e ish-deputetit të PS

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e fraksionit të dosjes 339, me tre dënime. Ndërkohë Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, u shpall i pafajshëm.

Me 9 vjet e 4 muaj burgim u dënuan Gentian Marku, Fation Marku dhe Oltion Marku për veprat penale: prodhim dhe shitje e narkotike, në kuadër te grupit të strukturar penal, armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë. Ndërkohë, për të njëjtat vepra penale, Samuel Noka u shpall i pafajshëm.

Njoftimi për shtyp i GJKKO

  1. Deklarimin fajtor te pandehurit Gentian Marku per kryerjen e veprave ‘prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal’ ‘armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë’ parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

  1. Deklarimin fajtor te pandehurit Fation Marku per kryerjen e veprave ‘prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër të grupit te strukturuar penal’ ‘armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë’ parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

  1. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku per kryerjen e veprave ‘prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal’ ‘armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë’ parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.

Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur

  1. Deklarimin e pafajshëm te pandehurit Samuel Noka per kryerjen e veprave ‘prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal’ ‘armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim te forcave te policisë’ parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai

I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 i pafajësisë.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply