Manja i bën “gjyqin publik” gjyqtares që paralajmëroi Rama

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme në një konferencë për mediat ka bërë një ‘gjyq publik’ për gjyqtaren e Tiranës, Klorinda Çela.

Kjo e fundit është shkarkuar në datën 27 tetor të këtij viti KPK.

Sipas Manjës, me një vendim të llojit “kap ça të kapësh”, gjyqtarja ka bllokuar ndërtimin e një teatri kukullash pranë Gardës së Republikës.

Manja tha se gjyqtarja, “haptazi në kundërshtim me ligjin ka bllokuar një investim serioz të qeverisë shqiptare”.

Manja ka paralajmëruar një kallëzim në SPAK për gjyqtaren pasi sipas tij kjo e fundit kishte marrë vendime duke u ndikuar nga interesa jo profesionale vetëm disa ditë para se të shkarkohej nga posti i saj.

Ndërkohë gjyqtarja ka të drejtë që vendimin për shkarkimin e saj ta ankimojë në Komisionin e Pavarur të Ankimimit.

Manja: Kallëzim në SPAK për gjyqtaren nga Tiranë, K.Ç. Palët e përfshira në çështjen që ajo gjykonte papritur u ndodhën para një vendimmarrje të gjykatës pa praninë e tyre.

Kjo ka ndodhur kur gjykatësja në fjalë kishte njoftuar se do paraqitej në KPT i cili vendosi ta shkarkojë nga detyrë. Gjyqtarja njoftohet se do të zhvillohet séance pranë KPK, me të marrë këtë njoftim gjykatësja K. Ç., një ditë para se të paraqitej në seancë ka vendosur të marrë një vendim padie pa prani të palëve. Veprimet e saj të kryera disa ditë para se të shkarkohej tregojnë se kjo është një mënyrë veprimi ‘kap ça të kapësh’.

Rast skandaloz, i turpshëm i abuzimit me detyrën e lartë. Gjykatësja K.Ç. gjykatëse e gjykatës civile, ka lënë peng fëmijët duke bllokuar punën për Qendrën Kombëtare të Fëmijëve. Kur sapo ministria bëhet gati të nisë punën, prona e shtetit na del me barrë’, tha Manja.

Më herët vetë kryeministri, Edi Rama në një konferencë për mediat, e ka paralajmëruar diçka të tillë me gjyqtarë të cilët sipas tij kishin shkelur rregullat gjatë gjykimit të një çështje.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply