Protesta/ Mesazhe kundër korrupsionit: Tunel turqve, port arabëve! Shqiptarëve “Noc Rrokun”!

Opozita po zhvillon këtë të hënë tubimin e radhës “Foltorja 2”, një demonstrim i fuqishëm ku po artikulohet qartë kërkesa për largimin e qeverisë Rama. Protesta është një akt vendosmërije politike, që synon rikthimin e drejtësisë dhe transparencës në vend.

Para godinës së Kryeministrisë u vendosën figura të improvizuara të disa ish-funksionarëve socialistë, mes tyre Belinda Balluku, Erion Veliaj, Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj. Sipas opozitës, këto figura përfaqësojnë simbolet më të qarta të degradimit moral dhe institucional të qeverisjes aktuale.

Disa qytetarë kanë marrë me vete dhe pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës dhe Ballukut.

Në disa të tjera nuk lënë pa ironizuar edhe korrupsionin e zv.kryeministres Balluku. Te një pankartë shkruhej: “Tunel turqve, port arabëve”.

         

 

About Redaksia

Check Also

Gazetari i BIRN/ 6 agjentë të FBI mbërrijnë në SPAK, përgatitet një megaoperacion

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin Jashtë Kontrollit në NTV TELEVIZION me moderator Red Varaku, avokati …