Parodia me Presidentin, Berisha: Alibasha po pranon të vetëposhtërohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dhe për çështjen e emrave të dalë nga deputetët e PD për Presidentin e ri të Republikës. Berisha tha se gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar.

“PD është forcë politike kryesore e opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash, vendimesh dhe precedentësh. Gjithçka shihni ju janë një parodi e neveritshme, dëshmi tjetër e keqshfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për 1-3-5 arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama, por që ata nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Ne bazuar në vendimet e forumeve të PD-së, por bazuar dhe në traditën dhe praktikën e mëparshme kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona. Çdo gjë që Edi Rama bën me Alibashën është një praktikë e denigrimit, e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të një njeriu apo 2-3 njerëzve që një Zot e di se çfarë hallesh kanë dhe që ndodh siç e patë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studiot televizive për mashtrimet që kanë bërë. Pra, është një mjerim politik, megjithatë e kanë vetë përgjegjësinë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply