Berisha publikon të dhënat e tenderave pa garë të baxhanakut të Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët për akuzat ndaj baxhanakut të kreut të qeverisë Edi Rama për shkelje të barazisë në tendera. Berisha nxori IPAD ku renditi disa të dhëna, që sipas tij, e bëjnë personin në fjalë përfitues në disa institucione të ndryshme.

Berisha deklaroi se, përfitues nuk është bërë vetëm ai, por edhe një tjetër person i afërt i kryeministrit Edi Rama.

“Baxhanaku, Frangu kontratë 12 mln lekë. Një nga këto.  Kjo është edhe më interesante. Baxhanaku Armand Frangu kompania B3, 60. Sipas informacioneve ky është i lidhur me Beqen. Kjo ishte super vjedhje.

“Publikohen dokumente. Baxhanaku i Ramës Armand Frangu fiton 21.7 mln euro tendera”. Ka fituar tendera nga të cilat 5 pa garë fare. Është baxhanak. Ku pyet për garë ai. Tani është një tjetër shumë interesante. Një status i imi. Florin Ahmetaj u prangos nga SPAK sepse i kishte dhënë kunatit të vet 13 tendera. Në rast se gjykata i fakton këto janë shkelje të ndëshkueshme. Sapo lexon për kunatin e Florinit të del para kunati i Edvinit.

Ka përfituar 50 tendera. Ka prapë këtu. Nuk është vetëm baxhanaku. Është edhe kompania e thjeshtrës. Para dy muajsh kam denoncuar në parlament. Thjeshtra punon si arkitekte. Dhe kishte fituar tenderin 160 mln lekë nga Ministrja e Kulturës. Këta i kontrollojnë interesat e pasurimit”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Eksperti nga Britania jep shifrën e frikshme: 460 milionë euro vijnë cash nga Britania në Shqipëri

Andi Hoxhaj, pedagog në “University College London” duke komentuar vizitën e David Cameron, Sekretarit të …

Leave a Reply