Gazetarja: Vrasjet nuk ndalen, Policia merret me propagandë!

Vrasja e fundit e biznesmenit në Elbasan ka rikthyer shqetësimin për sigurinë publike dhe ka hapur sërish pikëpyetje mbi veprimet e Policisë së Shtetit, teksa shumë ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për problemet e strukturave policore dhe mungesën e hetimeve serioze. Sipas saj, policia është fokusuar vetëm në veprime rutinë, si kontrollet në Rinas apo marrja në pyetje e personave të skeduar, ndërsa mungon puna hetimore për vëzhgim dhe përgjim.

Lala solli në vëmendje momentin tragjik në Elbasan, ku motra e viktimës Mond Mëhalla kërkonte të shkonte pranë vëllait të saj, ndërsa ulërimat e saj tronditën qytetin. “Në vend që të parandalojnë krimet, Ministria e Brendshme dhe Policia publikojnë njoftime për kontrolle ndërtimesh pa leje dhe monopatina, duke bërë propagandë,” tha gazetarja.

“Policia ka mbetur te disa veprimeve rutinë për Rinasin, merr pyet persona të skeduar, ndalet te disa pista në letër. Nuk bën punë hetimore për të mbajtur persona në vëzhgim dhe përgjim.

Mbrëmë në Elbasan, mjafton të shihje motrën e Mond Mëhallës, moment tragjik, kërkonte të shkonte te vëllai, ulërimat, sot Ministria e Brendshme dhe Policia, sillnin njoftime se po kontrollohen ndërtimet pa leje, bëjnë propagandë.

Del ministrja dhe drejtori i Policisë, në vend të parandalojën krimet, flasin për monopatinat. Nuk mund të merret drejtori i përgjithsëhm i Policisë, drejtuesit e qarqeve,të bëjnë luftë klanesh me njëri tjetrin. Duhet strukturë policore e mirfilltë, sepse parandalimi ka vdekur, por të paktën hetimet, që një hetues pastaj ta hapë nesër. Këtu na serviren ndërtimet pa leje dhe monopatinat.

Ka përplasje shumë të forta në polici. Kur erdhi zoti Proda bëri konkurs fiktiv, i emëroi, por tani nuk do ti mbajë sepse disa nuk i ka nën kontroll. Është luftë e hapur.

Si po merren gradat? Paradhoma e Ilir Prodës, është me grada të pamerituara, të nesërmen do ti kesh të gjithë drejtorë. Tjetra, kemi një sërë zyrtarësh që po përballen me SPAK.

Në terren, ka një sërë problematikash. Si ngrihen ndërtimet pa leje? Me bekimin e policisë, ndër të tjera.
E dini çfarë ndodh me inertet? Secili shef komisariati merr para.

AMP duhet të hetojë për këtë. Në Policinë e Shtetit, një grup profesionistësh të mirë janë dërguar në Akademinë e Policisë, janë lënë për orekse pushteti dhe parash. Për para, influencë, territor, për këto gjëra zihen”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Tenderi i sajuar për baxhanakun/ I dha 75 milionë euro për “Përmirësimin e Inteligjencës Artificiale”

Mariglen Kume, MCN TV: Çfarë informacionesh ka PD që lidhin Geron Meçen, Ermal Beqirin, Daniel …