Balliu: Me një shi u shembën rrugët e Ballukut! Ministrat të japin llogari meqë zonja është e pezulluar

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka debatuar në Kuvend në lidhje me shembjen e rrugëve pak muaj pas inagurimit të Belinda Ballukut.

Balliu thotë se rrugët u shembën me shirat e parë të dimrit, ndërsa ka kërkuar llogari nga ministrat, meqë Balluku është e pezulluar.

Ai shton më tej se në verë Shqipëria digjet nga zjarret, në dimër shemben rrugët nga shirat, dhe askush nga qeveria nuk mban përgjegjësi.

“Meqënëse është dhe diskutimi në rend dite. Duke marrë parasysh një javë me përmbytje do ishte mirë që ministri Mbrojtjes të ishte këtu. Edhe ministrat të japin përgjigje se kur është verë marrim flakë, dy pika shi bien përmbytet gjithë vendi, ta dimë sa duhet temperaturat që të punojë qeveria. Ato minutat mund të shtohen nuk ka nevojë të mblidhet kryesia për ato PPP flitet 20 minuta.

Një herë që e kemi për hallet e qytetarëve lëmë 4 orë. Ne takojmë ca qytetarë që kanë halle, kanë nevojë dhe probleme. Përmbytjet, krimi, ekonomia. 4 orë për 140 deputetë. Nëse nuk merrem me problemet më mirë të mbyllim dyert e parlamentit. Mos bëjmë që këtu sikur nuk lëvizet rregullorja, nuk bëhet problem nëse i japim minuta më shumë për hallet e qytetarëve. Ka kaluar një javë kur shqiptarë humbën shtëpia se ra shiu. Atë zonjën e kemi të pezulluar por dikush do na japi llogari për ato rrugë? Të japim ca kohë. Kanë ndonjë hallë zgjedhësit e kolegëve të mazhorancës? Apo e keni zgjidhur të gjitha?”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

“Mogherini”/ Zhupa: Sot  kuptuam ç’doni të thoni me standard europian!

Në nisje të seances parlamentare, deputetja Ina Zhupa ishte e para që mori fjalën, ndërsa …