Protestuesit marshojnë drejt komisariatit nr.3: Lironi çunat!

Në orën 21:44 protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Itinerari i protestuesve është komisariati nr.3 ku mbahen në qeli protestuesit e arrestuar dje paradite gjatë protestës para Kuvendit.

Protestuesit thërrasin ‘Lironi çunat!”

Në podiumin e improvizuar para kryeministrisë pjesëmarrësit renditën arsyet e keqqeverisjes dhe korrupsionit të kësaj qeverie duke thirrur në kor: Rama jepe dorëheqjen

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, që është dhe protestë kombëtare.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë këtu dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë marshimit.

Policia ka dërguar pas hekurave 19 protestues që protestuan një ditë më parë para parlamentit, ndërsa 12 prej tyre i ka proceduar penalisht.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar fare!

Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, Seanca e fundit parlamentare faktoi …