Nesër të gjithë në shesh/ Thirrja e organizatorëve për protestën mbarëkombëtare

Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit të paralajmëruar për ditën e nesërme, të cilin e cilësojnë si protestën më të madhe mbarëkombëtare.

Në mbyllje të protestës së sotme, ata apeluan për pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët të vijnë në Tiranë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë,” ishte mesazhi i përcjellë gjatë protestës.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e së nesërmes synon të jetë tubimi më i madh që nga nisja e lëvizjes, ndërsa vijojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave dhe dorëheqjen e qeverisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha reagon ndaj ministres serbe: Ndjesa e një monster! Rama heshti përballë deklaratave raciste antishqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në …