Berisha: Shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në Shqipëri, ka marrë përmasa botërore sot

Rezoluta e fundit e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) ka ngritur në një nivel të ri ndërkombëtar shqetësimin për situatën në Shqipëri.

Kryetari i PD, Sali Berisha thai se vëmendja globale ndaj narkoshtetit shqiptar është rritur më shumë se kurrë, duke marrë përmasa botërore dhe duke u mbështetur në një sërë dokumentesh, raportesh dhe dëshmish që ekspozojnë lidhjen midis krimit të organizuar dhe strukturave shtetërore.

Berisha solli në vëmendje dy zhvillime të rëndësishme: telegramet e presidentit Donald Trump dhe sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, që nënvizojnë rrezikun e karteleve shqiptare të drogës, si dhe publikimin e fundit të Uashington Examiner, ku, sipas burimeve të shërbimeve sekrete, përfitues kryesor i karteleve shqiptare akuzohet të jetë vetë Edi Rama.

“Së pari, këto rezoluta njëra pas tjetër, por mbështetur sigurisht jo vetëm në këto, por dhe në morinë e pafundme të dokumenteve dhe fakteve që dalin në dritë, mendoj se vëmendja, shqetësimi dhe denoncimi i narkoshtetit në Shqipëri, ka marrë përmasa botërore sot.

Unë do të ndalem vetëm në dy të dhëna.

Dy telegramet e ardhura nga njeriu më i fuqishëm i botës sot, presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, të gjithë ata që i lexuan, kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre, për shqiptarët dhe amerikanët, janë organizatat kriminale shqiptare, kartelet e drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Së dyti, pardje është një publikim që në qindra e qindra artikuj të publikuar për narkoshtetin dhe dokumentar, konfirmon ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë, i përsërit çdo ditë, ato që mediat ndërkombëtare i kanë shkruar çdo ditë.

Tom Rogan, shkruan se disa burime të shërbimeve sekrete jo një, i kanë konfirmuar Uashington Examiner se përfitues kryesor i karteleve shqiptare të drogës dhe trafikut të drogës është vetë Edi Rama. Gjer sot në dijeninë time, dhe unë nuk mund të them se, është shteruese kjo që them, dihet që përfitues është Maduro, e sigurtë kjo, i lidhur direkt dhe i dyti bëhet Ramaduro, apo Edi Rama i Tiranës. Dhe kjo shënon një arritje të madhe.

Së pari, duhet të gjesh të vërtetën.

Përsa i përket deklaratës së Marta Kos, unë përshëndet si deklaratën e Komisionit Europian, ashtu dhe deklaratën e ambasadorit të BE-së këtu, dy ditë më parë të cilët e lanë një deklaratë apasionante atë Marta Kos, të pabaza se ska diskutim që institucionet ndërkombëtare, shtetarët, diplomatët dhe të gjithë janë të detyruar kur flasin për zgjedhjet, të marrin parasysh atë çka thonë institucionet e besimit të ngarkuara për vëzhgimin e tyre”, u shpreh Berisha

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …