Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI
Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën.
Ose, dëgjojeni dhe villni.
Ai sërisht na thotë:
“Ankimimi në GJK nuk është betejë politike, apo presion, por një betejë institucionale!!!”
Kështu na thotë?
Kur ke pyetur Ti për Institucionin?
Ti s’pyesje për arbitrin e kur dilje nga loja me 5-ë personale në basket!
Dhe këtu më vjen pyetja po vjedhja, grabitja, mashtrimi i derisotëm është institucional?
Po rekrutimi i nëpunësve, i stafeve, i dorëzanëve, i presta nomeve, i mafiozëve, i drogmenëve është institucional?
Po ndalimet e burgosjet e stafit Tuaj të afërt a kanë ardhur nga veprime institucionale?
Po vjedhja e zgjedhjeve sipas Raportit të OSBE është institucional?
Po vendimarrjet për PPP e Konçesione është institucional?
Po skandalet e mëdha para e pas teje në ekonomi a janë institucionale?
Po 200 mijë dosjet në pritje në raftet e Gjykatave, të të gjitha niveleve janë institucioni i Drejtësisë? Janë afate ligjore?
Po milionat e humbura nga këto gjygje a nuk janë shkeljet e Tua institucionale?
Po…?
Nuk kanë fund shkeljet e Tua institucionale në 13-të vite qeverisje.
Kjo fjalë e madhe institucion, në gojën Tuaj sot tingëllon e dëgjohet si prostitucion!
Çlidhje ke Ti me institucionin?
Në historinë e shqipërisë pos lufte Ti je i pari armik i institucionit.
Institucioni fillon kur të zbatohet ligji.
Institucionet fillojnë kur të dënohesh Ti.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …