Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në procesin e emërimit të Avokatit të Popullit.
Deputeti i PD, Gjin Gjoni gjatë fjalës së tij, ka argumentuar se procedura e ndjekur nga Partia Socialiste është antikushtetuese dhe mund të çojë në një konflikt gjyqësor.
Gjoni i bëri thirrje grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të tërhiqet nga votimi, ta heqë pikën nga rendi i ditës dhe ta shtyjë seancën në mënyrë që procedura të respektohet plotësisht.
Gjoni: Nuk po i mohojmë edhe partitë e tjera, por është në tagrin e si partia më e madhe opozitare.
Tani, në rast se do ta fusim procedurën në rregullin normal, atë që e kërkon rregullorja, paraqitja dhe vendosja e firmave është vendosur për të realizuar dëgjesën publike sipas nenit 111 të të rregullores.
Dhe pas dëgjesës publike, kërkohet rimarrja e firmave, kërkohet vendosja e firmave për të ardhur propozimi, sepse kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kandidaturat të cilët janë kualifikuar, kanë të drejtë që të marrin firma. Nuk mundet që firmat të paraqiten dhe po t’i referohemi nenit 111 pika 5, thuhet, brenda pesë ditëve nga dërgimi i njoftimit të listës së kandidaturave të vetofruar, të grupeve, organizohet dëgjesa e hapur publike në mjedis të kuvendit, ku njoftohen të marrin pjesë të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare.
Pra, e thotë për institucionet kushtetuese. Dhe pika që e thotë në mënyrë taksative, pas dëgjesës publike, të paktën 28 deputetë përzgjedhin kandidatin ose kandidatët që do të mbështesin për t’i propozuar kuvendit sipas cilësive profesionale dhe performancës së prezantimit. Pra, kjo ndodh pasi është bërë dëgjesa publike. Dhe pas dëgjesës publike vendosen firmat.
Dëgjesat publike dhe kandidaturat kanë dalë tre katër ditë përpara. Dhe normalisht duhet të merren firmat për këto gjashtë kandidatura. Kështu që është në nderin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës dhe besoj ta hedhim në votim dhe të shtyhet në mënyrë që të respektohet procedura.
Sepse kandidatura e cila do votohet, në rast se do votohet gjithmonë me me votat e maxhorancës, nuk është kandidaturë e Partisë Demokratike nga pikëpamja e firmave dhe nga ana tjetër është në kundërshtim të hapur dhe do jetë konflikt gjyqësor kushtetues. Kështu që në këtë pikëpamje sa të lodhemi kot dhe të vijmë dhe të bjerrim seancat pafund. Ne të gjejmë një mundësi, të shtyhet seanca, të depozitojmë firmat sipas parashikimeve të rregullores dhe të zhvillohet.
Gazeta RD