FRPD: Deputeti Basha, veprime të pa ligjshme me të rinjtë

Sqarim për demokratët dhe opinion publik

Në vazhdimësi të shkeljeve të statutit të PD dhe FRPD, deputeti Lulzim Basha ka nxjerrë sot në një deklaratë për mediat një grup të rinjsh që kanë folur rreth procesit zgjedhor në FRPD.

Ju rikujtojmë të gjithë të rinjve demokratë se këto manovra për të kapur këtë institucion janë të kota dhe pa vlerë. Kryesia e FRPD ka marrë një vendim në datën 12 Nëntor 2021 (lexo këtu: https://www.facebook.com/frpdsh/posts/4608659959195861) që i hap rrugë procesit të zgjedhjeve dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të mbivendoset mbi këtë vendim.

Grupi i punës i ngritur nga deputeti Basha është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë kompetencë që të marrë vendime mbi organizatën tonë (lexo këtu: https://www.facebook.com/frpdsh/photos/a.274793725915861/4588435471218310/). Për këtë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka marrë edhe mbështetjen nga organizatat më të mëdha europiane të rinisë, siç është edhe European Democrat Students (lexo këtu: https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/442546777232198).

Ka vetëm një FRPD dhe ajo është në anën e duhur të historisë. Gjithë të tjerat janë iluzione për të përçarë dhe shpërqëndruar të rinjtë demokratë. Ne jemi krenarë për arritjet e Forumit tonë dhe nuk mund të lejojmë asnjë njeri të cënojë autonominë dhe historinë tonë.

Ju bëjmë thirrje të rinjve që të ndjekin faqen zyrtare të FRPD (@frpdsh në Facebook, Instagram dhe Twitter) për përditësimet në lidhje me këtë proces.

About Redaksia2

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply