Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar këtë të premte, në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër.
Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.
Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.
Gazeta RD