Lajmi që kalon pa u bërë lajm: Aleancë strategjike apo varësi e re? Marrëveshja që rishkruan raportin e fuqisë mes Italisë dhe Shqipërisë
Ndërsa mediat e harrojnë o e shohin si një marrëveshje teknike, realiteti është shumë më shqetësues: qeveria Meloni ka ratifikuar (mbrëmë vonë) një dokument që mund të vendosë Shqipërinë në një pozicion të pasivitetit strategjik për dekadat e ardhshme.
Marrëveshja e quajtur “Kuadër Itali–Shqipëri” (firmosur më 13 nëntor në Romë dhe e ratifikuar nga qeveria Mekoni më 11 dhjetor 2025) prek çdo sektor kryesor të shtetit: energji, siguri, mbrojtje, migracion, shëndetësi, arsimi, inovacion dhe ekonomi.
Pyetja që mbetet pa përgjigje: a është kjo një aleancë strategjike, apo një rrugë drejt varësisë së re?
Arkitektura e bashkëpunimit është risia e dyfishtë e marrëveshjes.
Në vend të projekteve sporadike, fragmentare dhe pa koordinim, tani kemi një strukturë të centralizuar dhe vendimmarrëse.
Në letër duket si progres, por në praktikë kjo mund të kthehet në instrument kontrolli, ku Shqipëria humbet hapësirën për të vendosur mbi prioritetet e saj më sensitive. Çdo vendim i rëndësishëm duhet të kalojë filtrin e koordinimit dypalësh, duke rritur rrezikun e varësisë strategjike.
Fushat më problematike:
• Migracioni dhe siguria: Intensifikimi i patrullimit detar dhe bashkëpunimi kundër migracionit mund ta vendosin Shqipërinë si ekzekutor të politikave italiane dhe evropiane.
• Energjia dhe mjedisi: Investimet e domosdoshme mund të shndërrohen në projekte ku Tirana nuk vendos mbi burimet e veta natyrore.
• Inovacioni dhe infrastruktura: Teknologjitë e avancuara dhe projektet kërkimore duket se janë fitime, por çdo hap i madh do të kontrollohet përmes mekanizmave të përbashkët.
Ky është një hap drejt fuqizimit të Shqipërisë, apo drejt krijimit të një shteti të varur, ku çdo vendim strategjik i kalon kontrollit të një partneri më të fuqishëm?
Përfitimet ekzistojnë, por humbja e autonomisë dhe pasiviteti në vendimet më sensitive mbeten të qarta.
Ky dokument nuk është simbolik.
Ai është provimi i pavarësisë strategjike të Shqipërisë.
Nëse implementohet pa kujdes, Shqipëria mund të shndërrohet në një aktore pasive, ku çdo hap madhor politik, ekonomik dhe ushtarak do të diktohet nga një partner më i fuqishëm, dhe lajmi i tij mund të kalojë pa u bërë lajm në sytë e publikut.
Gazeta RD