Krimi nuk ndalet as në shkolla, plagosen me thikë dy të rinj në Shkodër

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar këtë të premte, në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.

About Redaksia

Check Also

Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama jep dorëheqjen!

Nga New Yorku Beqir SINA Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur …