Nga grabitja e Avokatit të Popullit te amnistia fiskale/ Berisha: Rama ka zëvendësuar standardet me lobime korruptive

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka zëvendësuar të gjitha standardet institucionale me lobime korruptive, duke përmendur si shembull zhvillimet e fundit, nga çështja e Avokatit të Popullit te miratimi i amnistisë fiskale.
Berisha theksoi se mazhoranca po uzurpon institucion pas institucioni, duke refuzuar kandidaturat e opozitës dhe duke shtyrë vendime që, sipas tij, bien ndesh me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë.
“Nuk ka asnjë bazë që ajo çështje të mbahet për shqyrtim.
Ajo gjykatë refuzoi të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve në rastin tim, duke thënë në mënyrë antikushtetuese që nuk legjitimohen, në një kohë kur një nen i saktë i Kushtetutës u jap atyre pikërisht këtë të drejtë.
Dhe tani, të legjitimojë Edi Ramën për të mbrojtur dosjen e vet.
Është ditë e vështirë shumë sot.
Shumë ditë e vështirë.
Megjithatë, besimi im është tek qytetarët shqiptarë.
Së fundi, duhet të denoncoj me forcën më të madhe zëvendësimin e standardeve me lobime korruptive nga Edi Rama.
Ky ka qenë një faktor shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë paguar çmimin më të lartë në tërë historinë e tyre.
Do marrim vetëm zhvillimet e 10 ditëve të fundit, asgjë tjetër.
Zëvendëskryeministrja shndërron Këshillin e Ministrave në zyrë avokatie për korrupsionin e saj, në fakt të Ramës.
Nuk ka ndodhur kurrë në Europës, as në histori.
Po në këtë hark kohor, Edi Rama kalon amnistinë fiskale për të cilën partnerët ndërkombëtarë në unison ishin kategorisht kundër si një masë që kërcënonte sigurinë e vendeve të tyre, dhe që duhet të pranojmë këtu se brenda një jave, Komisioni Europian ka reaguar dy herë për këtë masë, kundër kësaj amnistie, dhe administrata e SHBA.
Por Edi Rama nuk pyet.
Nuk pyet sepse ka zëvendësuar standardet me lobim korruptiv.
Së treti, një proces i instaluar prej shumë vitesh, u përmbys dje duke rrëmbyer dhe institucionin e fundit, që kishte ngelur gjysmë, se ajo ka qenë një kandidaturë konsensuale.
Zonja Ballanca ka qenë një kandidaturë e pranuar nga të dy palët.
Megjithatë ne kemi vlerësuar punën.
Ky pushtet, kjo grimë, ky segment kishte ngelur.
Refuzoi në mënyrë kategorike zotin Besim Ndregjoni, refuzoi në mënyrën kategorike zonjën Adriana Kalaja, refuzoi në mënyrë kategorike çdo kandidaturë tjetër të mbështetur nga PD dhe grabiti opozitën që donte.
Në kundërshtim, duke i futur një thikë të madhe një procesi shumë delikat, shumë të vështirë, por që dëshmon se Edi Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë.
Pra, imagjinoni ju, një person në një hark kohor 10-ditor, nuk po ndalem në zgjedhjen e kreut të Skapit, se edhe përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, se ajo u bë me qëllimin e vetëm për të neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP-së.
Ku i bazon ai këto?
I bazon në lobime korruptive.
Por ne do qëndrojmë siç kemi qëndruar, edhe ndaj atyre të cilët mbulojnë këto vepra të Edi Ramës, kudo që janë.
Ne mbrojmë interesat jetike të shqiptarëve.
Edi Rama pra ka zëvendësuar respektimin e kritereve me lobime korruptive”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesiç: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat!

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, …