Klipi i 35 vjetorit të PD/ Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t’i vija një… si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për mediat në selinë blu, në lidhje me mungesën e imazhit të Lulzim Bashës në klipin e 35-vjetorit të PD.

Berisha tha se, po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t’i vija një kryq të kuq, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare.

Berisha: Së pari, dua të të siguroj se po ta kisha bërë unë atë klip, do ta kisha bërë ndryshe.

Por po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare.

Nuk them se mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte.

Besoj se u përgjigja.

Ishte me Taulant Ballën. Ja! Prandaj të lutem shikoji pak me vëmendje.

E sheh, paska qenë. Në punën e tij ishte…

About Redaksia

Check Also

Berisha reagon ndaj ministres serbe: Ndjesa e një monster! Rama heshti përballë deklaratave raciste antishqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në …