Katër atentate në Elbasan, denoncimi i qytetarit: Na helmuan, shkatërruan qytetin!

Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, një qytetar denoncoi se ka qenë viktimë e katër atentateve dhe ka kaluar tre operacione në stomak në Romë. Ai u shpreh për “kafen e krimit” në Elbasan, ku sipas tij janë helmuar disa persona, përfshirë edhe vetë atë.

Qytetari akuzoi drejtues politikë për shkatërrimin e qytetit dhe të universiteteve, ndërsa theksoi vlerësimin e tij për doktor Berishën dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë vitit.

“Më kanë bërë katër atentate, doktor. Kam bërë tre operacione në stomak në Romë. Kemi një kafe të krimit në Elbasan. Kafja e krimit. Se kush janë? Kafja e krimit, mbi të cilën janë helmuar disa vetë. Edhe mua aty më helmoi. Ai, vulhumburi që shkatërroi qytetin e Elbasanit. Njëri shkatërroi qytetin, tjetri universitetin.

Ishte i 125-vjetori i lindjes së babait tim. Studioi gjashtë vjet në Austri. La Austrinë dhe për 15 vjet e bëri shtet Shqipërinë. Shkolla ushtrimore, nga e cila janë nxjerrë me qindra normalistë, nuk përmendet fare. Nuk përmendet fare. Po pse e dua unë doktor Berishën? Pse ma bëni babën mësues të kombit? Pa e njohur. I kam qëndruar afër, e njoh me vëmendje. Të gjitha analizat që bëhen. Dhe e di kush është e mira, kush është e keqja. Qëndresa që ka bërë doktor Berisha gjatë këtij viti është një qëndresë fisnikërie, e krahasuar me atë të Trumpit”, u shpreh qytetari

About Redaksia

Check Also

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesiç: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat!

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, …